Marina Vjollca do rikthehet në Top Channel me programin “Për shqiptarët”, bashkë me Elvis Naçin.
Moderatorja ka treguar se i ka ndjenjat e gërshetuara për rikthimin në Top, por shton se po kthehet aty ku u rrit profesionalisht.
“Ku ka më bukur që në një program të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të ndihmuar njëri-tjetrin, për t’i dhënë shpresë njëri-tjetrit dhe për të na bërë të ëndërrojmë… I kam të gjitha ndjenjat e gërshetuara bashkë ndihemi shumë mirë që kthehem në shtëpinë time të parë mediatike, aty ku u linda dhe rrita profesionalisht”, tha Marina Vjollca.
“Më beso, jemi çdo ditë në mbledhje me orë të gjata dhe çdo ditë na ndodh të prekemi nga historitë e shqiptarëve tanë. Vetëm pak minuta më parë, mbase mund ti kem sytë e lotuar, por lexojmë çdo ditë histori të reja dhe kam krenare që bëj një program të tillë dhe që shqiptarët janë kaq të fortë”, tha moderatorja më tej.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
