Këngëtarja Shkurte Gashi ka dhënë një intervistë për Prive, aty ku u shfaq me burrin e saj, Albert Limanin si dhe fëmijët. Ajo rrëfeu mbi të qenit nënë, marrëdhënien me Albertin, shoqërinë me Shyhrete Behlulin, dhe jo vetëm.
Gashi zbuloi edhe një keqkuptim që i ka ndodhur me Flori Mumajesin, e që i kishte shkaktuar hatërmbetje prej anës së artistit.
“Ai njeri le që më po më mungon mu, po besoj po i mungon krejt Shqiptarisë. Besoj se ai është lodh dhe ka nevojë me pushu, uroj shumë shpejt rikthimin e tij. Pse jo të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, unë kam shumë projekte te Flori. Nuk kam pas kontakt prej ditëlindjes së Brunos, nuk jemi taku më, nuk ka ndonjë arsye të madhe. Unë nuk jam lajmëru për një rast familje që ai ka pas, unë nuk e kom ditë dhe të betohem që nuk e kam ditë. Unë nuk e kam telefonu, ka pasur hatërmbetje nga ana e tij. Uroj që me qenë mirë, na mungon ai, muzika e tij. Ka lënë gjurmë shumë të mëdha në skenën shqiptare”, tha Gashi.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
