Erjona Rusi iu përgjigj sot në “Wake Up” akuzave të moderatores Kostana Morava duke thënë se në asnjë moment intervista nuk është tjetërsuar dhe nuk është abuzuar. Ajo tha se nuk është telefonuar nga Kostana për t’i thënë ta hiqte pjesën, para se të degradonte në sulme deri tek epiteti ‘prostitutë mediatike’.
Pas kësaj, Kostana ka bërë një reagim sot në emisionin “Shije shtëpie” në Tv Klan. Para se të kalonte te tema për të cilën ishte e ftuar, Kostana mori pak minuta për t’iu përgjigjur Erjonës.
“U gjenda në një sulm të vërtetë nga kolegia Erjona Rusi, bërë në median ku ajo punon dhe nga e cila paguhet. Në drejtim të emrit tim do të doja të thoja që është e padrejtë të mos marr një ftesë për të qenë në atë studio, për t’u ballafaquar publikisht. Dhe jo vetëm kaq, por do të doja të theksoja që është jo etike nga ana gazetareske, jo profesionale dhe besoj të gjithë gazetarët e dinë kaq mësim fillestar, të flasësh në një studio me 3-4 veta, të marrin nëpër gojë dikë i cili nuk është prezent aty. Vetëm kaq kisha për të thënë dhe vazhdoj u qëndroj reagimeve të mia që kam bërë në rrjetet sociale, sidomos në Facebook-un tim. Ishte e nevojshme, s’mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur për një gjë që ka ndodhur prapa krahëve të mi”, tha ajo.
- VIDEO/ I ulur në karrige duke lexuar, Luiz Ejlli ndan pamjet e veçanta me fansat
- VIDEO/ Heidi Baci reagon e revoltuar: Fytyra e një sistemi të dështuar
- “Ku po i rrisim fëmijët?”, Arbana Osmani reagon për ngjarjen tragjike në Tiranë: Jam e shokuar…
- VIDEO/ I fshiu fotot nga Instagram-i, Ilnisa: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Meritonit
- Jonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…
- FOTO/ Jonida Maliqi e paditi, ish-bashkëshorti publikon faturat