Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai përflitet se po kalon krizë me bashkëshorten e tij, Ajlin Petrela.
Edhe pse nuk ka folur publikisht për martesën e tij, ai është shprehur se jeta e tij private dhe nuk dëshiron ta diskutoj.
Por kohët e fundit flitet se ka një krisje në martesën e tyre. Madje një postim i Petrelës në rrjetet sociale ka ngritur edhe më shumë dyshimet për probleme mes tyre.
“Nëna që bën edhe babain është më e forta në botë”, postoi ajo.

Ndërkohë Erioni u shpreh kështu para disa kohësh në një intervistë: “Kur dikush goditet në familje, në preferenca personale, kur bëhet pis të jep neveri. Unë gjykohem për punën që bëj, jo për jetën time. Se kam familje, nuk kam familje, se jam kështu e ashtu, se bëj këtë e atë, në një gjë që ligji nuk është i shkelshëm kam vendosur që të mos më helmojë. Nuk mendoj se ka ndonjë lloj kurioziteti për njerëzit se cila femër është në krahun tënd dhe krahun tim, a ka rëndësi? E shoqja e kryebashkiakut nuk është institucion në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Isai dhe Petrela nuk kanë postuar së bashku prej më shumë se një viti në rrjetet sociale. E si për ta përforcuar më shumë aludimet e ndarjes, Ajlin dhe Erioni nuk ndiqen as në rrjetet sociale.


- Foto+Video/ Gjesti bën njoftim e rëndësishëm për fansat
- VIDEO/ Egli Tako zbulon më në fund surprizën për fansat
- VIDEO/ “Ej gangstere”, plas sherri mes G Banit dhe Krisës në Turqi?
- Belina Pupa reagon për Dritare TV pas lajmeve për akuzat në Australi!
- “Je ëndërrimtar në zemër”, Horoskopi i datës 23 Maj
- Grida Duma flet për Egli Takon: Ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve…