Edhe sot nuk ka pasur asnjë viktimë prej koro.navir.usit, por 12 raste pozitive.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë. /Labirinth