Chiara Ferragni ka vulosur momentet më të rëndësishme të jetës së saj me një tatuazh të ri. Ajo ka tre data në shpinën e saj atë të lindjes së saj, atë të Leones dhe Vittoria-s, 07/05/1987, 19/03/2018, 23/03/2021.
E shkruara nis nga mbrapa qafës së saj duke vazhduar deri poshtë në kurriz. Pas skandalit me bamirësinë dhe ndarjes nga Fedez duket se gjëja më e rëndësishme për të janë fëmijët.
Pas një vere me pushime, Chiara Ferragni u kthye në Milano dhe në pritje të ardhjes së fëmijëve të saj Leone dhe Vittoria të cilët u kthyen nga pushimet në Sardenjë me Fedez, ajo bëri një tatuazh të ri, kushtuar vetes dhe fëmijëve të saj, të cilët duket se janë forca e re e Ferragni-t.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
