Moderatorja Roza Lati ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku foli pak për jetën e saj private por edhe për projektet e saj. Moderatorja nuk la pa përmendur edhe rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Ish-banorja u shpreh se nuk është penduar për asgjë dhe nëse do rihynte do bënte të njëjtat gjëra.
“Unë sapo kam postuar se isha me Françeskën mbrëmë, kam një marrëdhënie fantastike, më pëlqen shumë, e dua fort atë vajzë. Edhe Fationin e kam shumë afër. Françeska dhe Fationi janë miqtë e mi që unë po mbaj relata edhe jashtë Big-ut. Pastaj Erjolën e dua shumë, Riken. I dua shumë gocat”, tha Lati.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
