Aktorja e filmit dhe teatrit shqiptar, Vera Zheji, një nga zërat simbol të Radio Tiranës, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.
Lajmi i hidhur është njoftuar nga vajza e saj, Lea, ditën e djeshme. Vera Zheji u shua në orët e para të së shtunës.
“Nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak javë të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhira. Në emrin e saj falenderoj gjithë miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet këtë botë!”, njofton ajo.
Vera Zheji mbahet mend si Sanda, bashkëshortja e Thoma Çakshirit (Robert Ndrenika) tek “Shi në plazh”, vjehrra e Samiut (Viktor Zhusti) tek “Mësuesi i letërsisë”, apo në role episodike tek “Dhe vjen një ditë”, “Familja ime”, etj.
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
