Një ditë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha u përball me një situatë të pakëndshme. Ajo përshëndeti në shqip punonjësin e aeroportit, e ky i fundit e kërcënoi se nuk do e linte të udhëtonte.
Incidenti ndodhi teksa Bebe Rexha po kthehej nga një performancë në festivalin “MDL Beast” në Riad, Arabinë Saudite, drejt shtëpisë së saj në Los Angeles.
Në një status në Instagram, këngëtarja shprehu zhgënjimin e saj për mënyrën se si u trajtua, duke theksuar se e gjithë ngjarja ishte një akt urrejtjeje ndaj saj për shkak të origjinës së saj shqiptare. Ajo gjithashtu zbuloi se asnjë nga gratë që punonin për Lufthansa nuk ndërhyri për të parandaluar abuzimin.
Sot Bebe ka treguar se është kontaktuar drejtpërdrejtë nga Lufthansa, por ajo nuk është e kënaqur me një “më fal” të thjeshtë. Në një postim të fundit në Instagram, ajo shkroi:
“Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”.

- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
