Demi– Demi ka një lidhje të veçantë me familjen dhe veçanërisht prindërit. Ai jo vetëm që i do ata, ai kujdeset për ta dhe përpiqet të jetë si ata. Ai mendon se prindërit e tij janë të përsosur, pa të meta dhe se duhet të bëhet si ata. Madje ai i kopjon shumë herë defektet e tyre sepse për të, në sytë e tij, këto karakteristika të prindërve nuk janë defekte, por reagime normale.
Dashi– Ju mund të mendoni se Dashi është rebeli i zodiakut dhe se ai gjithmonë shkon kundër të gjithëve dhe gjithçkaje, por dijeni se të vetmit njerëz që ai “përulet” dhe i admiron pa kufi janë prindërit e tij. Në përgjithësi, ai ka një marrëdhënie të mirë me ta sepse edhe ata e admirojnë për karakterin e tij të fortë dhe të pavarur dhe i besojnë. Dashi i idealizon prindërit e tij pikërisht sepse ka arritur të jetë i pavarur dhe beson se këtë ua ka borxh atyre dhe sa kontribuan ata për ta bërë atë personin që është sot.
Gaforrja– Lidhja që Gaforrja ka me familjen e tij është e pakrahasueshme me asnjë shenjë tjetër. Pjesa tjetër në një moment, në një farë mënyre, do të bëhet e pavarur. Por Gaforrja do të jetë përgjithmonë një fëmijë i vogël që do të dëshirojë të struket në krahët e tyre. Për Gaforren, prindërit e tij janë modeli i tij, idhujt e tij. Ai e sheh babanë e tij si një super hero me fuqi të veçanta dhe nënën e tij si gruan e përsosur të krijuar nga Zoti. Gaforrja përpiqet të jetë si ata dhe i ka vendosur në zemrën e tij në një fron më vete. Askush dhe asgjë nuk mund ta prishë imazhin që ai ka krijuar në mendjen e tij për prindërit e tij.
Bricjapi– Një tjetër shenjë që jeton dhe merr frymë për familjen dhe të dashurit e tij është Bricjapi. Ai bën gjithçka për prindërit e tij, i do shumë ata dhe një nga qëllimet e tij në jetë është të arrijë lart për t’i bërë ata të ndihen krenarë për të. Ai i respekton, i vlerëson dhe përpiqet t’u japë vetëm gëzime. Që i vogël ëndërron të rritet për t’u dukur dhe për t’u bërë tamam si ata.
- VIDEO/ I ulur në karrige duke lexuar, Luiz Ejlli ndan pamjet e veçanta me fansat
- VIDEO/ Heidi Baci reagon e revoltuar: Fytyra e një sistemi të dështuar
- “Ku po i rrisim fëmijët?”, Arbana Osmani reagon për ngjarjen tragjike në Tiranë: Jam e shokuar…
- VIDEO/ I fshiu fotot nga Instagram-i, Ilnisa: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Meritonit
- Jonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…
- FOTO/ Jonida Maliqi e paditi, ish-bashkëshorti publikon faturat