Sht. Gus 31st, 2024

Bebe Rexha bëri një rikthim emocionues në vendin e saj të origjinës, Dibrën e Maqedonisë së Madhe, pas 12 vitesh.

Në një postim në Instagram, Bebe dy ditë më parë ndau disa fotografi nga kjo vizitë duke shkruar: “Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.”

Në një koment përbri këtij postimi, ajo shtoi: “Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva – për mua janë të gjitha Shqipëria ime”.

Ky koment ka shkaktuar një valë reagimesh, veçanërisht në mediat serbe. Bebe ka shpërndarë sot statusin e një serbi që kritikon deklaratën e saj duke shkruar: “Rrini të inatosur.”

Më pas shkroi në një status: “Shqiptarët janë përballur me kufij shtetërorë të imponuar, që kanë ndarë njerëz të të njëjtit komb dhe gjak në vende të ndryshme. Megjithatë, kur mendoj për shqiptarët, kufijtë shtetërorë kanë pak rëndësi për mua. Mendoj për gjuhën tonë të bukur, për traditat tona, për muzikën dhe vallet tona, dhe për shumë elemente të përbashkëta që nuk kufizohen nga kufijtë. I dashuroj rrënjët e mia, jam krenare që jam shqiptare dhe jam krenare për çdo shqiptar që jeton ende në këto troje, si dhe për mijëra të tjerë që jetojnë jashtë vendit, në Amerikë, Evropë dhe në mbarë botën. Ju dua të gjithëve.”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *