Gazetari Blendi Fevziu e surprizoi Drini Zeqon në emisionin “S’e luan topi”. Ai e falenderoi për kontributin e tij në emisionin “Opinion”.
“Drin përshëndetje. Të falenderoj për të gjithë kohën që kemi kaluar bashkë. Për ditët e sikletshme, për ditët e bukura, për ato emocionet kur kishim hall se si do shkonte audienca, për momentet kur jemi tensionuar me të ftuarit që shpeshherë na dilnin ndryshe nga sa na thoshin. Gjithsesi në total të gjitha ato vite që kemi kaluar bashkë kanë qenë vite të bukura dhe shumë të frytshme. Nuk kam për ta harruar kurrë sidomos kohën e Covid-it kur ngelëm një ekip i vogël prej katër vetash dhe ia dolëm që për tre muaj megjithë maskat dhe dezifektantët ta mbanim gjallë emisionin. Të uroj shumë suksese dhe faleminderit që ke qenë pjesë e emisionit “Opinion””, tha Blendi.
- VIDEO/ Me vëllain hipur në motor, Gjesti publikon pamje nga fshati i tij
- “Një pasuri e madhe po ju pret”, Horoskopi i datës 5 Qershor, sipas Meri Shehut
- Këto shenja të Horoskopit do të jenë të favorizuara në ditët në vijim
- “Do jeni të mençur, të duruar dhe të respektuar gjatë kësaj dite”, Horoskopi i datës 5 Qershor
- Pas propozimit për martesë, Roela dedikim romantik për Vedatin: Më ke ndryshuar jetën, të premtoj që do të bëj krenar!
- Xheneta Fetahu merr rolin e rëndësishëm në “She’s on Top”