Tre studime të ndryshme në Angli zbulojnë disa anë unike të romancës në verë, që nga rritja e aktivitetit seksual e deri te tradhtia e shtuar.
Shumë studime thonë se vera lidhet me një aktivitet të rritur romantik me dhe pa aspektet e saj të padëshirueshme, si tradhtia. Pse ndodh kjo?
Gazetarja Zhaklin Lekatari ishte e ftuar në “Live from Tirana” për të folur rreth stinës së verës dhe romancës që ajo sjell.
“Është e vërtetë që vera sjell rritje të aktivitetit seksual. Kam publikuar dhe vetë për këtë dhe shumë studime thonë se ka një rritje të aktivitetit hormonal nga ana biologjike gjë që rezulton në rritje të aktiviteteve seksuale. Veshjet që kemi janë më të lehta dhe tregojnë format e trupit tonë, kemi më shumë dëshirë dhe epsh sepse jemi me pushime, kemi më shumë kohë të lirë dhe klima është e mirë sepse të lejon që pjesën e kohës tënde ta kalosh jashtë.”, ka thënë Lekatari.
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
