Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar e jo vetëm, Xhensila Myrtezaj, është pyetur në lidhje me ndarjen nga Bes Kallaku, në Pushime On Top.
Por ajo ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje tejet delikate.
Këngëtarja ende nuk ka bërë një reagim zyrtar, në lidhje me krisjen e marrëdhënies me Besin, me të cilin ka dhe 2 fëmijë.
“Donim të shuanim një prej kureshtjeve më të mëdha të showbizit të muajve të fundit, por fatkeqësisht morëm një përgjigje negative, një refuzim, nuk e dimë nëse kjo do të jetë një mënyrë që çifti të vazhdojë ta mbajë publikun të ingranuar, duke rritur më tej shitjet e tyre nga ana profesionale”, u shpreh gazetarja e Pushime On Top.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
