Një grua shtatzënë në Florida e cila kishte marrë një dozë të vaksinës së koronavirusit lindi fëmijën e parë me antitrupa Covid-19. Kjo ndodhi pasi nëna e saj ishte vaksinuar kundër virusit.
Dr. Paul Gilbert dhe Chad Rudnick thanë se, nëna një punëtore e kujdesit shëndetësor në vijën e parë, mori dozën e saj të parë të vaksinës “Moderna” në janar, kur ishte 36 javë shtatzënë.
Sipas “The Guardian” gruaja lindi një vajzë të fuqishme e të shëndetshme tre javë më vonë pasi mori vaksinën. Studiuesit analizuan gjakun nga kërthiza e fëmijës zbuluan antitrupat.
“Kështu, ka potencial për mbrojtje dhe ulje të rrezikut të infeksionit nga Sars-CoV-2 me vaksinimin e nënës. Për njohuritë tona, ky është rasti i parë në botë që u raportua për një fëmijë të lindur me antitrupa pas vaksinimit të nënës”, i tha Gilbert filialit të West Palm Beach ABC.
“Ne testuam kordonin e foshnjës për të parë nëse antitrupat e nënës i kaluan foshnjës, gjë që shohim se ndodh me vaksinat e tjera të dhëna gjatë shtatzënisë”, tha ai.
Gazeta bën të qartë, megjithatë, se kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të përcaktuar nëse foshnjat mbrohen nga këto antitrupa.
“Ne i nxisim hetuesit e tjerë të krijojnë regjistra të shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, si dhe të kryejnë studime të efikasitetit dhe sigurisë së vaksinave Covid-19 për gratë shtatzënë dhe gjidhënëse dhe pasardhësit e tyre”, bëri thirrje gazeta.
“Ky është rasti i parë në mijëra e mijëra foshnja që do lindin nga nëna që do vaksinohen gjatë muajve të ardhshëm”, tha Rudnick në stacionin lokal ABC.
“Studimet e mëtejshme duhet të përcaktojnë se sa do të zgjasë kjo mbrojtje. Ata duhet të përcaktojnë në çfarë niveli të mbrojtjes ose sa antitrupa duhet të ketë një foshnjë në mënyrë që t’u sigurojë atyre mbrojtje.”
Gilbert dhe Rudnick thanë që artikulli i tyre ishte pranuar për botim dhe se ata po prisnin që ai të postohej zyrtarisht në faqen e revistës.
/Përshtatur nga The Guardian për Labirinth