Një dokumentar për këngëtaren Tina Turner, idhull në muzikë, i kushedi sa brezave me radhë do ta shfaqë atë si kurrë më parë.
Sipas Mail Online Tina Turner diskutoi vitet e ab.uzi.mit të tm.err.sh.ëm që ajo pësoi gjatë martesës së saj me Ike Turner.
Legjenda e muzikës, 81-vjeç pranoi se edhe sot, ajo ende ka kujtime që e mundojnë. Ajo u divorcua nga Ike në 1978, ndërsa me burrin e saj të ri Erwin Bach u martua në vitin 2013.
Në dokumentar ajo thotë se një formë çrregullimi të str.esit post-traumatik të shkaktuar nga dh.u.na e shkaktuar nga Ike.
“Pas gjithë suksesit që kam pasur, njerëzit ende po flisnin për Ike dhe Tinën. Askush nuk fliste për ab.uzi.met fizike, emocionale, me ato që jemi rritur që të vegjël e deri në martesë. Brezi ynë ishte i pari që duhej të thyente akullin. Unë nuk do kisha dashur të flisja kurrë për këtë temë, për divorcin, por s’kisha si i hiqja qafe gjithë gazetarët që më ndiqnin për t’u rrëfyer. Sot kam ende kujtime të herëpashershme të atyre momente të dh.un.ës që kam përjetuar, aq sa burri im Erwin më thotë: Ti je si një ushtar i kthyer nga lufta”, tregon Tina në dokumentarin e HBO. /Përshtatur nga Mail Online për Labirinth