Graciano Tagani ka ofenduar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve Heidi Bacin, duke i përmendur edhe ish-banorin Fatjon Kuqari.
Ky i fundit ka reaguar nga studio e Big Brother VIP 3, duke u shprehur se nuk është e vërtetë që Heidi i ka hyrë në krevat.
“Graciano është super skuth, bën gjithçka për lojë. Romeo ke thënë që Heidi do jetë shoqja jote e jetës. Tat ha Heidi situatën çfarë kishte ndodhur, e dëgjova dhe që taka thënë vetëm Graciano që i kishte përmendur edhe Alfion dhe mua. Nuk më pëlqen kjo që bën. Njeriu i del në krah shoqes së jetës. Nuk dua të flas për dhunë por pres nga ty si djalë shqiptar, si vlonjat, të reagosh që në momentin që e dëgjon, jo tani në prime. Në këtë rast, të betohem, reago sepse pretendon që është shoqja e jetës. Mos e lër atë gocën të përfshihet në këto situata të shpifura, nuk e meriton ajo vajza nga ai monstra aty. Ti reagon tek ‘më shkeli syrin’, dhe nuk flet tek ‘shko futju në krevat’. Ta them si mik, merre si këshillë.”, tha Fatjoni.
- VIDEO/ “Nuk është fare turp të jesh ai që ndihesh”, Mimoza Ahmeti puth dronin: Parashqevi je e paarritshme, Elton je gjeni!
- VIDEO/ Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku suprizojnë Mimoza Ahmetin
- “Energjia ndizet si zjarr”, horoskopi për datat 13 dhe 14 maj nga Meri Shehu
- VIDEO/ “Ti paske lindur parazite”, Zhaku-Ilirit: Kam shtet më vete, kam lindur konteshë…
- VIDEO/ “Më la në rrugë”, fermerët e pyesin për Zhakun, Moza: Ka hyqmë të fortë, do t’i dalë e vetja!
