Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar në rrjetet sociale një foto në ditën e lindjes së të atit, Azem Hajdarit.
Ajo thotë se sot ai do të mbushte plot 58 vjeç.
“I shtrenjti im!
Ti sot do të ishe 58 vjeç, dhe unë do të përqafoja fort ashtu siç bëja kur isha e vogël e hidhesha në krahët e tua dhe ndihesha njeriu më i lumtur në botë.
Jam e sigurtë se na sheh nga lart dhe të premtoj se do bëj gjithçka që ti të ndihesh krenar për mua.
Më ka marrë malli!”, shkruan ajo në foton ku shihet e përqafuar nga krahët e babait që nuk jeton më. /Labirinth