Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Ledjona Xheladinaj ka qenë e ftuar në “E Diell” ku ka folur për jetën e saj personale.
Biseda mes Argjirës, Beniadës dhe Ledjonës:
Beniada: Unë di që në jetën tënde është dikush, të ngacmojnë, ke shumë fansa. Ke shumë djem nga Amerika që të shkruajnë në Instagram.
Ledjona: Tani të gjitha që diskutuam bashkë do i themi dhe këtu? Është dikush nga Amerika që shkruan dhe shkruan vetëm për flokët e kuqe.
Argjira Spanca: Ti ke deklaruar në Big Brother se je single. Besoj që vazhdon të jesh single.
Ledjona: Po jam single dhe inshallah jo për një kohë të gjatë.
Beniada: Si ka mundësi gjithë kjo femër, single, flas dhe për veten time. Femrat më të mira janë gjithmonë beqare.
Argjira Spanca: Dua të di se cili do ishte mashkulli ideal për ty?
Ledjona: Unë jam shumë tradicionale. Nuk jam tipi i femrës që do një çun me shumë lekë apo të jetë shumë i pashëm. Të jetë mesatar sepse nëse është shumë ta merr dikush tjetër, të jetë njeri i mirë dhe të ketë karakter fortë sepse çunat me karakter të fortë më pëlqejnë. Të jetë dhe pak i vështirë se të lehtët nuk më pëlqejnë.
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
- “A të ka marrë malli për Keijsin?”, ja si përgjigjet Ina
- “Stelina narciste në marrëdhënien e tyre?”, ja si përgjigjet Keijsi
- VIDEO/ “Faleminderit për spermën…”, Katerina e “Përputhen” flet pas lindjes së vajzës: E shkruajta një mesazh për Arnoldin, por…
- Sarah Berisha thyen heshtjen, ja çfarë shkruan për ndarjen nga DJ PM
- VIDEO/ Nevina Shtylla zbulon gjininë e bebit
