Efi Dhedhes, e ftuar në “Cherry on Top” ka treguar se shumë shpejt do të vijë në Top Channel me një emision të sajin.
Ajo tregoi se në këtë emision janë shkrirë dy pasionet e saj, ai për tatuazhe dhe ekrani.
“Është bashkuar dashuria që kam për tatuazhet dhe dashuria ime për ekranin. Është një kompeticion që do vijnë tatuator të ndryshëm dhe do tregojnë talentin e tyre. Mundësi shumë e mirë për të rinjtë që të tregojnë veten. Do të ketë garë mes tyre dhe do të ketë një fitues. Nuk e kemi ende një datë, por do të jetë shumë shpejt. Nuk e kisha menduar kurrë që të isha pjesë e ekranit, por kur isha në “Përputhen” më vinin shumë komente që më thonin se donin të më shikonin në ekran. Atëherë filloi duke më ardhur dëshira. Në momentin që u futa në Big Brother, qëllimi ishte i qartë. Për biznesin që kam hapur kam sakrifikuar shumë, dhe kam investuar gjithë ato që kam fituar”, u shpreh ajo.
- Greta flet për marrëdhënien e saj me Selin pas BBV5: Nuk jemi takuar shpesh, por…
- “Hyni në një nga periudhat më të komplikuara dhe më të vështira të vitit”, Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë Horoskopi
- Këto 3 shenja të horoskopit po hyjnë në periudhën e tyre më të mirë
- Gjykata e Hagës dënoi liderët e UÇK-së, Leonora Jakupi në lot: Mu duk sikur ma kanë vra për herë të dytë babën…
- Çiljeta Xhilaga tregon dëshirën për të patur fëmijë me Albanin: Kisha vendosur ose do bëja binjakë, ose…
- Dua Lipa reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Liria ka emër!
