E pyetur nga Bledi Fevizu për raportin e saj me bashkëshortin Ilir Meta, Monika Kryemadhi u përgjigj se është “i ngrirë”.
Ajo bëri të qartë se nuk kanë konflikte parimore, apo morale mes njëri-tjetrit, por vetëm konflikte politike.
“Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti, se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, kanë ndërhyrë njerëz, të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike”, tha Kryemadhi.
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
