Graciano Tagani ka treguar dje në mbrëmje, se fëmijëria e tij ka kaluar mes sfidave dhe problemeve në familje.
Pas rrëfimit plot emocione mes lotëve, ai u surprizua nga mamaja e tij, të cilën e konsideron mbështetjen e tij më të madhe.
“Kur linda unë mami ishte 16 vjeç, prindërit u divorcuan kur isha 3 muajsh, babi nisi alkoolin. Fëmijëria ime ka qenë shumë e ndrydhur, i thoja mamit mos më bli patetinë, çokollatë sepse e doja shumë baletin, nuk dilja të lozja, dy tre herë që kam dalë më kanë tall që ik mos loz, ik se je balerin, fjalët e sime më më thoshin mos u dorëzo, më dha forcën për t’i parë gjërat ndryshe, me gjithë këto vite babi ishte i largët, e kam pasur ëndërr që im atë te vinte të më shikonte në shfaqje, unë mami dhe nëna jetonim në shtëpi së bashku dhe vjen policia dhe thotë dilni nga shtëpia, ngelëm në rrugë, im atë ka dy tre varësi, alkooli varësitë problemet, nuk e gjykoj, as ai nuk desh mos të ishte me mamin afër, ai sot e kësaj dite është vetëm, unë i çoj darkën, do t’i thoja pavarësisht të gjithave unë jam krenar për ty dhe më vjen shumë keq. Prindërit nuk i zgjedhim dot”, tha Graciano.
- Pas propozimit për martesë, Roela dedikim romantik për Vedatin: Më ke ndryshuar jetën, të premtoj që do të bëj krenar!
- Xheneta Fetahu merr rolin e rëndësishëm në “She’s on Top”
- FOTO/ Ish-banorja e “Big Brother” bëhet nënë për herë të dytë
- “Vesa Luma je një yll që nuk do shuhet kurrë”, Alba Pollozhani: Xhelozia që ndjeni për femrat e tjera do t’ju lërë mbrapa!
- Alba Pollozhani ‘e shpalli’ Big Bastën fitues të Ferma VIP, reagon Vesa Luma: Të rralla janë vajzat si ti!
- “Do të jenë shenja më me fat e vitit”, Horoskopi i muajit Qershor sipas Meri Shehut: Ja shenja më pa fat