Këngëtari grek, Andonis Remos ka performuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku gjatë performacës kërkoi falje për të gjithë shqiptarët që janë ndier të lënduar nga shtetit grek.
“Dua t’ju them pak fjalë që burojnë nga zemra ime. Në vitet 1995-96 unë hodha hapat e para në karrierën time si këngëtar. Në vitet 90’ filluat të vinit dhe ju në Greqi. Kaluan shumë vite që atëherë, u rritët, krijuat familjet tuaja, fëmijë, u rritën edhe ata fëmijë. U rritëm dhe ne bashkë. Ajo që dua të them nga zemra janë vetëm dy fjalë: Faleminderit shumë! Kërkoj falje! Faleminderit se ndihmuat vërtet Greqinë tonë, në momentet që kishte nevojë. Dhe një “Më fal” se Greqia shumë herë, jo të gjithë, por disa herë Greqia ju lëndoi! Dhe ndjej se ju u lënduat, ashtu siç jam ndjerë dhe unë si fëmijë emigrantësh në Gjermani. U linda në Gjermani, e di çfarë do të thotë të jesh fëmijë emigrantësh në një vend të huaj. Kështu, thellë nga zemra ime, me shumë dashuri e respekt, ju them këto dy shprehje. Sepse duke ardhur këtu, pashë një vend që tashmë ka hapur krahët e fluturon vërtet shumë lartë në hapësirën qiellore, me kaq arritje e ndryshime të bukura. Unë pashë një qytet kaq të bukur, Tirana është vërtet një qytet mrekulli”, u shpreh këngëtari.
- Pas propozimit për martesë, Roela dedikim romantik për Vedatin: Më ke ndryshuar jetën, të premtoj që do të bëj krenar!
- Xheneta Fetahu merr rolin e rëndësishëm në “She’s on Top”
- FOTO/ Ish-banorja e “Big Brother” bëhet nënë për herë të dytë
- “Vesa Luma je një yll që nuk do shuhet kurrë”, Alba Pollozhani: Xhelozia që ndjeni për femrat e tjera do t’ju lërë mbrapa!
- Alba Pollozhani ‘e shpalli’ Big Bastën fitues të Ferma VIP, reagon Vesa Luma: Të rralla janë vajzat si ti!
- “Do të jenë shenja më me fat e vitit”, Horoskopi i muajit Qershor sipas Meri Shehut: Ja shenja më pa fat