Avokati Idajet Beqiri ka dhënë së fundmi një deklaratë befasuese për emisionin “Breaking” në Top News.
Ai ka deklaruar se divorci i Bes Kallakut dhe të Xhensila Myrtezajt është fals dhe nuk kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrit.
Sipas tij, prapa divorcit të çiftit fshihet pasuria e Ilir Metës, derisa foli gjerësisht lidhur me këtë temë, raporton Top Channel.
“Xhensila dhe Bes Kallaku nuk po ndahen për shkak se shkojnë keq. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës. Sepse ata po vlerësojnë se po shkon SPAK-u edhe tek ata, dhe do të bëjë verifikimin e pasurive edhe të tyre. Dhe aty do të dalë edhe floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila dhe që dyqanin e kishte në Durrës dhe shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta. Kanë bërë pasuri të jashtëzakonshme. Shikoni vetëm vila sa i bën aty. Si mund të vihet një vilë aty ku e kanë ata dhe në komplekse të tjera? Minimumi është 1 milion euro, si mund të bëhen këto me një koncert? I dimë ne se kemi plot nga këta VIP-at këngëtarë dhe e shikojmë se çfarë përfitime kanë. Nuk mund të disponojnë miliarda siç po disponojnë këta njerëz që kanë qenë afër Ilir Metës. Po vazhdojnë të marrin masa për t’i fshehur këto pasuri. E keqja më e madhe që SPAK po vepron me ngadalësi të jashtëzakonshme dhe për këtë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë Dumani sepse po i lejon që të marrin masa për t’i fshehur pasuritë, duke zvarritur procesin, duke mos vepruar menjëherë në befasi”, u shpreh Beqiri.
Deklaratat e Beqirit në videon më poshtë:
- “Dëgjuam një zhurmë ekstreme”, Ilnisa tregon si e mësuan lajmin e “aksidentit” të Meritonit
- “Është e pabesë”, Ilnisa Agolli i përgjigjet vajzës së Julia Ilirjanit
- FOTO/ Kiara Tito publikon pamje të Lunës, shikoni sa është rritur
- Olsa Muhameti zbulon kush do ta prezantojë Big Brother VIP Kosova 3
- VIDEO/ Horoskopi i muajit Tetor për secilën shenjë, sipas Jorgo Pullës
- VIDEO/ Efi Dhedhes nis programin e ri: Më thoshin do mbetesh pa burrë