Oborri Mbretëror ka reaguar pas sherrit mes Princ Lekës, Elia Zaharias dhe babait të saj.
Në njoftim thuhet se dyshohet që videoja është shpërndarë nga institucionet ligjzbatuese, duke cënuar të drejtën e anonimitetit.
Po ashtu, thuhet se, Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet.
“Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale. Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune. Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë. Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet.”, thuhet në reagimin e oborrit mbretëror shqiptar.
- VIDEO/ Prindërit e surprizojnë në emision, Rizarta përlotet
- Rozana Radi flet për Egli Takon: Nuk duhet të isha treguar zemërbutë, e kam patur xhan, por…
- Ndahet nga jeta regjisori Pirro Milkani!
- Rozana Radi: Jeta ime ka ndryshuar 100% pas Big-ut
- Amber: Ja kush ishte çifti më fals në BBV4
- Gjesti thumbon Xhenetën, ja çfarë thotë për Eglin