Sht. Gus 10th, 2024

1500 vaksina “Pfizer” do të vijnë të hënën! Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë takimit me mjekë dhe infermierë të spitalit COVID 3. Ajo u shpreh se me ardhjen e vaksinave të tjera procesi do të intensifikohet.

“Pritet që të vijë ngarkesa e radhës së Pfizer ditën e hënë, rreth 15 mijë vaksina vijnë për të intensifikuar vaksinimin. Pritet gjithashtu që brenda 10 ditëshit të parë të Marsit të vijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit COVAX, dhe do të kemi besoj lajme të mira për sasi të tjera vaksinash”, tha ministrja. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *