Opinionisti Arbër Hajdari ka reaguar ashpër sa i përket debatit Egla-Juli.
Arbri: Ika në Amerikë, u ktheva nga Amerika dhe prapë në muhabet brekësh i gjeta këta të dy. Në ditën e dytë të spektaklit kemi shpjeguar se banorët, aktorët, gazetarët,,, të gjithë e dinë mirë se çfarë janë dhe çfarë përfaqësojnë në jetën publike. Por shtëpia e Big Brotherit është një shtëpi që për mendimin tim fillon nga zero, dhe banorët duhet të meritojnë respektin. Është e vështirë që të mbartin respektin për njëri-tjetrin nga jashtë. Në shtëpi unë pash një klip 7 herë ku Egla i thotë Julit se ‘u indinjova sepse më tha që do të nxjerrë nga shtëpia’. Ndërkohë që ky është fokusi kryesor, nxjerrja e njëri-tjetrit nga Shtëpia. Ndërsa për bisedën e brekëve unë nuk kam koment. E kam dhënë një koment dhe kam pritur që një debat i diskutuar mes Eglës dhe Julit të ishte në një tjetër nivel. Në një nivel pak më lartë.
Ledioni: Pse e thua këtë? Nëse ata do të bashkëjetonin si njerëz normal…
Arbri: Sepse kam menduar që me zgjuarsi do të dinin t’i jepnin fund kësaj bisede. Vetëm nëse kanë menduar të mbajnë njëri-tjetrin përballë dhe nuk kanë gjetur një temë tjetër diskutimi.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
