Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj anëtar i Komitetit Teknik i pyetur në studion e lajmeve në “News 24” nëse do të ndryshojë ora policore u shpreh se tre ditët e fundit shifrat janë disi konstante.
“Në dy apo tre ditët e fundit rritjet janë stabilizuar, pra po arrijmë në atë fazën e sheshtë, më pas nis zbritja. Edhe një minimum pak më pozitiv tregon menaxhim e kontroll të situatës. Po diskutohet për masa të tjera, po bëjmë të njejtën gjë si vendet e tjera. Do të shohim së shpejti situatën dhe do vendosim. Nëse ka përkeqësim nuk mund të tolerojmë situatën. Kritike për mua është edhe pranvera”, tha Brataj. /Labirinth