Pre. Sht 20th, 2024

A do ketë karantinë të plotë para zgjedhjeve? Tomini: Ja guri i fundit

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha mbrëmjen e djeshme se karantina e plotë do të jetë guri i fundit sa i përket situatës në vend prej koronavirusit.

Por sipas saj duhen shtrënguar masat, pasi numri i lartë i të infektuarve dhe të shtruarve nëpër spitale lidhet me transmetimin komunitar të virusit.

“Kemi një transmetim komunitar. Një transmetim me incidencë të lartë të rasteve të konfirmuara, reflektuar jo vetëm me pozitivitetin, por dhe rastet që kanë kërkuar shtrim spitalor”, u shpreh Tomini.

Ndërsa teksa u pyet për një karantinë të plotë para zgjedhjeve, Tomini kërkoi që të ketë ndërgjegjësim të popullatës.

“Karantina do jetë guri i fundit përkundrejt shtrëngimit të masave. Duhet të jemi të përgjegjshëm për zbatimin e masave”, tha ajo. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *