Enj. Tet 24th, 2024

Si sot 66 vite më parë lindi Steve Jobs! Ja për çfarë do mbahet mend gjithmonë

Steven Paul Jobs, shpikësi dhe bashkëthemeluesi i “Apple” lindi më 24 shkurt të vitit 1955 në Gjirin e Gjelbër të Kalifornisë.

I njohur si Steve Jobs, ai gjithashtu ishte bashkëthemelues në Kompaninë e Animacionit PIXAR dhe anëtar i bordit drejtues në kompaninë DISNEY.

Pas luftës për pushtet me bordin e drejtorëve në vitin 1985, Jobs u largua nga Apple dhe themeloi kompaninë NEXT, platformë kompjuterike e specializuar në tregjet e arsimit të lartë dhe biznesit.

Ai shërbeu si CEO dhe aksioneri kryesor deri në blerjen e Pixar nga Disney në vitin 2006.

Ai gjithashtu ka luajtur një rol në futjen e LaserWriter, një nga të parat printera lazer gjerësisht në dispozicion të tregut.

Reklama e parë që kishte Apple u realizua prej tij, më 1984. Ajo u bë reklama më e famshme për atë vit. Ndërsa në vitin 1985 u përjashtua nga kompania për t’u rikthyer në vitin 1997 dhe prej atëherë nisi të transformojë kompaninë duke e nxjerr atë nga kolapsi.

Jobs vdiq në moshën 56-vjeçare në Kaliforni pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. /Referuar Wikipedias Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *