Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja Alketa Vejsiu ka kujtuar me dhimbje humbjen e babait të saj, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë.
Ajo tregon se i kishte kërkuar që kur të ndahej nga jeta ta përcillnin me muzikë dhe kurrë mos të vishnin të zeza.
“Është një mungesë që nuk mund të zëvendësohet”, tha ndër të tjera Vejsiu.
Mesazhi i plotë i Alketa Vejsiut:
Mund të them se ky është viti më i keq i jetës time dhe dhimbja më e hidhur që kam provuar ndonjëherë. Kisha një lidhje shumë të veçantë me babin dhe ne kishim një gjuhë dashurie të jashtëzakonshme të dy. Mesazhet e tij janë fantastike dhe kur i lexoj sot, mekanizmi i mbijetesës që kemi ne njerëzit për ta maskuar dhimbjen, por dhimbja është aty në fakt. Ne duhet të akomodohemi te dhimbja jonë dhe të shikojmë përtej saj.
Babi gjithmonë kur ishim të gëzuar, më thoshte kur të largohem nga kjo jetë duhet të më përcjellësh me muzikë. Dhe kështu ishte momenti i ceremonisë së lamtumirës. Nuk donte që unë të vishesha me të zeza në asnjë mënyrë. Më thoshte vishu o me të bardha o me të kuqe se këto janë ngjyrat që të shkojnë.
Është një mungesë që nuk mund të zëvendësohet, por jam mundur të lexoj libra dhe të kuptoj, t’i jap një interpretim udhëtimit të shpirtrave që ikin edhe vijnë dhe janë me ne, si Zotat, për të na mbrojtur.
- Saturni kalon në Dash pas 30 vitesh, ja shenjat që do të preken
- FOTO/ Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e bebushes
- Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Hamburgerit!
- VIDEO/ Xheneta e akuzoi se i shkroi të dashurit të saj, Sara Gjoka sqaron ngjarjen në pishinë: Ai i tha nuk…
- “Nuk isha më e lumtur”, Tuna flet për ndarjen nga Patrisi: Më ka dhembur deri në atë pikë…
- “Disa vajza e luajnë aq mirë rolin e viktimës, meritojnë çmimin Oscar”, Xheneta thumbon Eglin?