Pre. Nën 22nd, 2024

Chiara Ferragni falenderon fansat: Ishin ata që më nxitën të rikthehem në rrjetet sociale

Blogeria italiane, Chiara Ferragni është rikthyer në rrjetet sociale, pas skandalit me panetonet.

Ajo ka publikuar një foto ku pyet: “Ju kam munguar?”.

Më pas në një status të gjatë falenderon fansat për mbështetjen.

“Diçka që kam dëshirë ta them. Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve dhe kanë pasur një fjalë të mirë për të më ngushëlluar. Faleminderit të gjithë atyre njerëzve që dërguan një mesazh, që pyetën, që më nxitën të kthehem në rrjetet sociale. Faleminderit atyre që janë aty, atyre që dëgjojnë, atyre që nuk duan të shtypin, por të ndihmojnë. Për ata që e kanë shprehur mendimin e tyre, qoftë edhe negativisht, me një ton të butë dhe konstruktiv, sepse në jetë ka gjithmonë kohë për të krahasuar, reflektuar dhe rifilluar. Njerëzit që ju duan vërtet e tregojnë veten në kohë nevoje, dhe unë ju kam parë, lexuar dhe dëgjuar. Faleminderit shumë”, shkruan blogerja.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *