Të gjithë shikuesit të “E diela shqiptare” e morën lajmin se Ardit Gjebrea ishte infektuar me koronavirus që fundjavën e kaluar, pasi ai prezantoi emisionin që nga shtëpia.
Por këtë fundjavë, ai nuk ishte prezent në emision, pasi mjekët i kishin rekomanduar të pushonte.
“Këtë të dielë mjekët më thanë pushim, por nuk do të ketë pushim E Diela Shqiptare”, shkruante Arditi, i cili në 13 vite emision është hera e parë që mungon.
Mirëpo, ai nuk harroi gjithashtu të na tregonte përmes rrjeteve sociale se kush do ta zëvendësonte.
Dhe ashtu siç tha u bë:
“Gjysma ime” dhe “Të panjohurit” u moderua nga Enkel Demi.
“Telebingo shqiptare” nga Gentian Zenelaj.
Dhe “Ka një mesazh për ty”, nga Marsela Çibukaj. /Labirinth