Dy moderatorët e spektaklit “Dancing With The Stars Albania”, Bora Zemani dhe Eno Popi kanë treguar në Fan Club emocionet dhe eksperiencën e tyre, por edhe ato çfarë ndodhin në prapaskenë.
Eno Popi: Në prapaskenë ka shumë atmosferë, ne punojmë me një ekip që është motor energjie i vazhdueshëm. Sido që të jetë energjia e skenës, atë që shihni juve në transmetim, është e pandarë edhe nga ajo që ndodh pas skenës. Jemi duke u konsultuar gjithmonë se çfarë ndodh më pas dhe jemi duke u bërë gati, por energjia nuk mungon. Qeshet shumë, ka shumë alegri, kërcehet shumë. Super është edhe atmosfera mbrapa.
Bora Zemani: Në prapaskenë ndodh dhe çdo gjë tjetër, duhet të bëjmë edhe të gjitha ato zgjidhjet e situatave që ndodhin në program live dhe ka shumë të tilla.
Kiara Tito: Kush është juria më e pabindur, juria e vitit të kaluar apo juria e këtij viti?
Bora Zemani: Nuk di them kush ka qenë më i vështirë për t’u menaxhuar, por nga këta katër që janë këtë vit është Olta, është shumë e dukshme. Ka gjithmonë për të thënë diçka edhe kur e ka mbaruar fjalën e saj. Do i kundërpërgjigjet të tjerëve për çdo gjë, por është edhe shumë e lezetshme, është tamam lezeti i jurisë.
- VIDEO/ “Nuk është fare turp të jesh ai që ndihesh”, Mimoza Ahmeti puth dronin: Parashqevi je e paarritshme, Elton je gjeni!
- VIDEO/ Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku suprizojnë Mimoza Ahmetin
- “Energjia ndizet si zjarr”, horoskopi për datat 13 dhe 14 maj nga Meri Shehu
- VIDEO/ “Ti paske lindur parazite”, Zhaku-Ilirit: Kam shtet më vete, kam lindur konteshë…
- VIDEO/ “Më la në rrugë”, fermerët e pyesin për Zhakun, Moza: Ka hyqmë të fortë, do t’i dalë e vetja!
- VIDEO/ “Je servile dhe e pafytyrë”, Zhaku e ofendon, Moza: Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, por me mua s’ke…
