Adis Patushi i propozoi martesë partneres së tij Fifi, dje në mbrëmje në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.
Ndërsa në fund të spektaklit, ajo u shpall një nga 4 finalistet.
Por, pak pas përfundimit të spektaklit, artistja ka njoftuar në ‘Instagram’ një lajm aspak të këndshëm për të. Fifi ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj për të gjetur qenushin që i ka humbur.
“Te dashur miq te instagramit, me duhet ndihma juaj! Sot rreth ores 20:00 tek Medreseja/Farmacia 10, gjate kohes kur kemi qene ne spektakel, qenushja ime ka dalur nga shtepia dhe ka humbur. Goca ime e ka emrin Beba dhe Raca eshte Maltese mixed me Yorkshire. Ju lutem kushdo qe mund ta keni pare diku ne rruge ose nese e keni gjetur, me lajmeroni!!”, njofton Fifi.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
