Sht. Sht 21st, 2024

Bes Kallaku flet publikisht për lajmet e ndarjes nga Xhensila Myrtezaj

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka qenë i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka folur për familjen e tij dhe marrëdhënien me bashkëshorten Xhensila Myrtezaj.

Ai gjithashtu ka folur edhe për lajmet e disa muajve më parë, ku thuhej se ata të dy ishin ndarë.

“A e di ku më vret më shumë, më ka thënë një prift diçka shumë të bukur për Shqipërinë. Prift i huaj italian. Ky mund të jetë vend më i bukur nga Zoti, por më i mallkuar nga robi. Ne kemi një dëshirë vet-mallkimi për vendin tonë dhe për ata që ecin para. Kjo është shumë problem, përgjithësisht ne duam të bëhemi të mbarë brenda ditës. Nëse nuk mund të bëhemi brenda ditës themi, si u bë ai legeni. Besi ka 21 vite që punon. Që punoj në televizion, koncerte. Bëhesh nëse punon dhe ke vendosur të punosh. Edhe tjetra pastaj është që, ne kemi dëshirë shumë të madhe që të vërtetën ta pranojmë për gënjeshtër dhe gënjeshtrën për të vërtetë. Vjen një moment që mbushesh aq shumë sa duhet të bësh një lloj reagimi. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën. Kur një njeri është i pastër, i rregullt, vjen një moment kur vritesh nga të gjithë fjalët. Gjithsesi, të jesh në rregull me ata nalt, për të tjerët rrotull le të thonë sepse ka diçka edhe përflitesh për gjithçka”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *