Projekti më i fundit muzikor që ka sjellë Anxhela Peristeri është kënga me Vedat Ademin e titulluar “1960”.
E ftuar në “Top Albania Radio”, ajo tha se, artisti që ishte në plan të parë për bashkëpunimin ka qenë Luizi, por për shkak të angazhimeve të tij nuk u realizua dot.
“Ka qenë Luizi në plan. Ishte ky projekt që për aryse të ndryshme të karrierës së Luizit nuk u realizua. Kështu që u realizua më vonë me Vedatin. Unë mendoj që është një këngë shumë e bukur dhe të gjithë do ta mirëprisnin. Mendimi për Luizin nuk ishte asnjëherë për komercialitet, sepse Luizi është një këngëtar festivalesh dhe e ka vërtetuar këtë. Zëri i Luizit në këtë këngë do të rrinte shumë mirë dhe ne prandaj e menduam. Për asnjë arsye komerciale. Nga momenti që nuk u realizua, pastaj vendosëm një plan B që ishte Vedati.”, ka thënë Anxhela.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
