Ish-konkurrentja e Dancing With The Stars Albania, Ina Kollçaku ka folur në “Top Albania Radio” për eksperiencën e saj në spektakël.
Gjatë intervistës ajo ka komentuar edhe jurinë për mënyrën sesi ata vlerësojnë.
“Valbona tenton të bëjë një balancë dhe roli i saj është të bëjë balancën dhe gjithmonë e prish balancën.
Lori mua më pëlqen shumë në juri. Mendoj që ishte një pozicion i merituar, por nuk mendoj që po e justifikon pozicionin. Unë mendoj që Iliri shkon në shtëpi dhe thotë ‘unë do ta bëj kështu’ dhe live del në origjinë. Dhe këtë gjë ja respektoj se edhe unë jam ashtu. Mendoj që nuk i shpëton dot marrjes së vëmendjes dhe egocentrizmit të tij edhe kur është duke folur për të tjerët. Olta është shumë ‘funny’ dhe mendoj që çdo juri duhet të ketë një Olta. Por Olta ka një problem shumë të madh. E di se çfarë duhet të thotë, por nuk e mbron dot atë që thotë.”, tha Ina.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
