Enj. Tet 24th, 2024

Foto/ Me veshje popullore, Kiara Tito uron festën e Pavarësisë së Shqipërisë

Moderatorja Kiara Tito ka uruar festën e pavarësisë së Shqipërisë, e veshur me veshje popullore.

“Gëzuar 111 vite Pavarësi Shqipëri!”, shkruan ajo në Instastories, ku ka postuar një video ku valëvitet flamuri kuqezi.

Më pas ajo ka postuar edhe disa pamje, ku shihet e veshur me veshje popullore shqiptare, brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

111 vjet më parë përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar në Vlorë.

Mbledhjen e tij të parë, Kuvendi Kombëtar i Vlorës e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *