Pasi Luiz Ejlli dhe Kiara Tito zbuluan se po presin një vajzë, ish-opinionistja e Big Brother, e cila ka debatuar shumë gjatë reality show-t me çiftin Zhaklin Lekatari reagoi me një postim në Instastories.
Nuk dihet nëse postimi ishte për çiftin apo jo, por kështu u nënkuptua.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, nevojë, por jo dashuri. E trishtë”, shkruante Zhaklina.
Pas kësaj ka reaguar e irrituar aktorja e njohur, Eliona Pitarka.
“E quan veten feministe kjo, apo gaboj unë? E trishtueshme është që pavarësisht çfarëdolloj gjëje, të gjykosh vendimet e një femre tjetër, qofshin këto edhe interes, nevojë, status. Vajza që sulmojnë vajza, e aq më tepër ato në pritje të ëmbël, janë të neveritshme! Një vajzë që paragjykon e gjykon një vajzë tjetër është gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhi!”, shkruan Eliona.

- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
