Pre. Nën 22nd, 2024

Balina Bodinaku përlotet në emision teksa flet për sëmundjen

Ish-opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku ka qenë e ftuar së fundmi te “Rudina” në Tv Klan, ku ka treguar momentin më të vështirë të jetës së saj.

Ajo tha se vuan nga një sëmundje gati e pashërueshme, me të cilën përballet çdo ditë.

“Momenti më i vështirë në jetën time është momenti kur unë u diagnostikova me një sëmundje të rëndë, ndoshta të pashërueshme…. i cili më ndryshoi jetën, më ndryshoi gjithçka në jetën time, është një sëmundje me të cilën vazhdoj luftoj… ky është momenti më i vështirë. Por pavarësisht se duket si… okej, është moment i vështirë, nuk është gjë e bukur për të kaluar, unë kam shumë vite që merrem me këtë sëmundje, por brenda të keqes ka edhe shumë gjëra të mira që fitojmë nga sfida, unë e quaj një sfidë, e quaj një provë dhe mendoj që… nuk jam e vetmja që kaloj prova. Të gjithë i kanë provat e tyre në jetën e tyre. Kjo është ajo që mua më takoi të ndeshem me të dhe brenda saj sigurisht ka shumë mësime. Mëson shumë, merr shumë, njeh veten ndryshe, njeh të tjerët ndryshe, sheh veten dhe botën ndryshe. Kupton që nuk ekziston asgjë e pamundur dhe kufijtë nuk janë ata që mendojmë ne që janë, nuk ka kufij. Dua të them, kur jemi në një situatë shëndeti të plotë mendojmë se gjithçka është e mundur sepse ne jemi në këtë gjendje dhe nëse do isha ndryshe, nëse do kisha një problem të një natyre tjetër shëndetësore le të themi, unë ëktë gjë nuk do ta bëja dot dhe pastaj ti gjendesh në një situatë sfiduese si kjo në të cilën unë jam dhe kupton që jo, ti mësohesh të jetosh edhe me këtë gjënë dhe të përshtatesh dhe kupton që ata kufijtë që ti mendoin që ishina ty, në fakt nuk janë aty, ata ishin kufijtë që ia kishe vënë ti vetes. Kufijtë lëvizin në varësi sa ti përpiqesh dhe përtej vështirësive sepse sigurisht gjithçka është më e vështirë, gjithçka është më sfiduese, shumë herë më e vështirë se ç’ka qenë dhe shumë herë më e vështirë se sa kolegë të mi kur unë punoj në grup, në ekip por kufijtë nuk ekzistojnë, e pamundura nuk ekziston. Për sa kohë që deri dikur unë mendoja se diçka ishte e pamundur e tani arrij ta bëj, do të thotë që nuk janë aty. Është thjesht çështje perceptimi, është thjesht çështje vetëbesimi, është thjesht çështje e të punuarit me veten dhe të dashurit për të parë gjënë e mirë në gjithçka që ndodh, në fund të ditës, jemi në këtë jetë për të kaluar edhe prova dhe pjesë e rritjes sonë si njerëz dhe të qenit ata që ne jemi, kështu si jemi janë edhe provat dhe nuk e shikoj këtë si një dramë, e shikoj si një vështirësi me të cilën punoj.”, është shprehur Bodinaku.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *