Këngëtari spanjoll, Enrique Iglesias ka njoftuar, se albumi i tij i ri do të jetë edhe i fundit në karrierë.
“Është mbaruar. Në fakt do të dalë në shkurt. Ka përfunduar plotësisht. Ajo që unë dua të bëj është të xhiroj një ose dy video menjëherë përpara pjesës së dytë të turneut dhe ta lansoj atë. Kam shumë vite që punoj në këtë album. Dhe për mua ishte gjithmonë siç thashë, albumi im i fundit… ky është ai. Nuk do të bëj më albume”, ka thënë Enrique për “Today.”
Pavarësisht lajmeve, fansat mund të jenë të sigurt se Iglesias ka këmbëngulur se nuk do të ndalojë së bëri muzikë. Ai premtoi se do të publikojë këngë të reja dhe projektet e tjera do të vijnë akoma.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
