Prej kohësh në media po përflitet për faktin, se këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito janë në pritje të një fëmije, madje sipas mediave është zbuluar edhe gjinia. Thuhet se është vajzë!
Ndërkohë, ish-banorja e Big Brother VIP 2, Efi Dhedhes ka qenë dje në mbrëmje e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku foli edhe për shtatzëninë e Kiarës.
Ndonëse vajzat nuk kanë më komunikim me njëra-tjetrën, Efi i uroi Kiarës shtatzëni të mbarë, ndërsa la të kuptohet, se nuk ishte pjesë e festës, ku u zbulua gjinia e bebes.
“Nëse është e vërtetë, do e uroj me gjithë zemër. Më bëhet shumë qejfi për ta”, tha Efi. /Labirinth
- “Do arrini sukses të madh në këtë periudhë”, Horoskopi i datës 1 Prill 2025
- Gjesti-Eglit: Hajde puthmë në buzë oj shpirt
- Gjesti fut në sherr Danjën dhe Eglin: Je kokrra e interesaxhies!
- Ja sa banorë të BBV4 do të shkojnë në finale
- VIDEO/ Tha se ka lidhje jashtë shtëpisë së BBV4, Valbona Mhilli ballafaqohet me Shqipe Hysenajn: Nxirre emrin…
- “Jeta e dashurisë lulëzon përmes aventurave të përbashkëta”, Horoskopi i datës 31 Mars