Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se, sot pritet që reshjet e shiut deri në orët e mesditës të jenë më intensitet të ulët. Sipas SHMU, gradualisht reshjet do të fillojnë në jug të vendit me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike, por afatshkurtra.
Ndërsa në majat e maleve në zonat malore reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje.
“Ditën e Diel pritet që reshjet e shiut deri në orët e mesditës të jenë më intensitet të ulët e gradualisht të fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në qendër e në jug të vendit me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike por afatshkurtra. Në majat e maleve në zonat malore reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë“, shkruan SHMU në faqen zyrtare në “Facebook”. /Labirinth
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
