Sipas Raportit të Lumturisë Botërore, Finlanda është vendi më i lumtur në botë për vitin 2023.
Ajo u pasua nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.
Shqipëria renditet në pozitën 83, duke shënuar ngritje për shtatë vende (pozita 90) në krahasim me vitin 2022, teksa Kosova nuk është e përfshirë në listë.
Vendi më pak i lumtur në botë për 2023-shin ishte Afganistani, renditja e të cilit ishte në vendin e 137-të.
Për të përcaktuar vendin më të lumtur në botë, studiuesit analizuan të dhëna gjithëpërfshirëse të sondazheve të Gallup për tri vitet e fundit, veçanërisht duke monitoruar performancën në gjashtë kategori të veçanta: produktin e brendshëm bruto për frymë, mbështetje sociale, jetëgjatësi të shëndetshme, liri për të bërë zgjedhjet tuaja të jetës, bujaria e popullatës së përgjithshme dhe perceptimet e niveleve të korrupsionit të brendshëm dhe të jashtëm.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
