Enj. Sht 5th, 2024

Ndërron jetë në moshë të re aktori i njohur

Aktori i njohur, Evan Ellingson ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga TMZ, e cila shkruan se ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij.

TMZ raporton se e konfirmoi lajmin nga zyra e mjekësisë ligjore e Departamentit të Sherifit të Qarkut San Bernadino, por shkaku i vd.ekjes së 35-vjeçarit nuk është përcaktuar ende.

Ellingson ishte më i njohur për paraqitjen përballë Cameron Diaz si Jesse Fitzgerald në filmin e vitit 2009, “My Sister’s Keeper”. Ai gjithashtu pati një rol të përsëritur në CSI: Miami si djali i personazhit të David Caruso, duke aktruar në 18 episode midis 2007 dhe 2010.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *