Këngëtarja Soni Malaj ishte e ftuar në “Mos i bjer me top” në “E diell”, ku iu realizua një lojë me fotot e personazheve të njohur publik. Soni vuri re se mungonte fotoja e Flori Mumajesit.
Pjesë nga biseda:
Soni: S’ma paskeni vënë Florin? Çudi…
Ronaldo: E di ku ka ngelur Flori… te kafja e Top Channel jashtë. E printuam foton dhe ishim në dilemë me Eriolën, ta nxjerrim Florin në emisionin apo jo.
Soni: E di pse, se Getoari dhe Flori janë dy artistë që shumë artistë të tjerë i detyrohen.
Ronaldo: I them Eriolës mos nuk është korrekte. Mos nga ikën nga studio po i nxorëm Florin.
Soni: Jo, pse? Absolutisht jo.
Ronaldo: Gjithmonë shkruhet aludohet edhe në kohën e Big Brother, është shkruajtur shumë për ju… për këngën që Flori nxori në Instagram “Fluturimi”.
“Ne jemi persona të rritur, ne nuk ‘shtihena’ me pu.shkë me njëri-tjetrin. Kemi qenë të rinj, ka qenë një lidhje, ka kaluar. Për shumë vite kemi qenë shokë, që nga viti 98’, imagjinojeni vetë. Dikur edhe jemi bërë bajat për njëri-tjetrin”, u shpreh këngëtarja.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
