Gazetarja Elsa Ymeri ka qenë e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ku ka thënë se meshkujt shqiptarë nuk i duan gratë e zgjuara, pasi i kanë frikë.
Pjesë nga biseda në studio:
Julka Gramo: Kur dikush merr vesh që ti je në një status të caktuar, ke një karrierë të mirë, që ke financa të kënaqshme, nëse nuk është në të njëjtën largësi, sikur ikin vetë.
Elsa Ymeri: Ikin edhe kur janë në të njëjtën lartësi, edhe kur janë të realizuar shumë, edhe nëse janë baras. Nuk e di pse djemtë kanë një lloj frike sikur kemi nxjerrë brirët dhe themi që jemi goca të realizuara nga kjo gjë. Kanë shumë frikë!
Alban Musa: Nuk duan femra të zgjuara meshkujt shqiptarë?
Elsa Ymeri: Jo nuk duan sepse nuk kanë dëshirë të kenë sfidë në jetë. Sfida zgjat deri tek flirti dhe derisa mund të të ketë bërë për vete a diçka dhe pastaj mirupafshim.
- Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
- Selin Bollati shfaqet me dorën e fashuar, ja çfarë ka ndodhur
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
