Në një dokumentar për prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë”, personazhet kryesor të këtij filmi, Luizi Ejlli dhe Olta Gixhari kanë folur edhe për raportet e tyre.
Aktorja Olta Gixhari tha se i ka qëndruar shumë pranë këngëtarit Luiz Ejlli nga ana profesionale.
Pjesë nga deklaratat në dokumentar:
Luizi: Është shumë e vërtetë që raporti që ne kemi në jetën reale është ndjerë gjatë gjithë kohës në xhirime.
Olta: Në fakt kështu ndodhi, u reflektua një tension që kishim me njëri-tjetrin. Nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë e çuditshme. Të gjithë aktorët ishin me sy e veshë tek ne. Çdo mëngjes ishin kështu: Si është Olta me Luizin sot?
Luizi: Më vjen keq sepse kjo ka qenë një nga arsyet që janë zgjatur oraret. Ishin momentet kur do ti bënim njëri-tjetrit shikimet e të dashuruarave. Si mund ta bësh atë në një kohë që ishe i ngarkuar, ose kur kishe një mllef apo inat. Këto ndikojnë shumë. Nga ana njerëzore i kërkoj falje.
Olta: I kam qëndruar shumë pranë nga ana profesionale, unë jam kërkuese në punë dhe punoj shumë. Këtë ai mbase nuk e priste. Ia ndjeja në sy dhe qëndrim që ishte pak kështu: Avash qetësohu, e lexova, nuk kam nevojë ta lexoj më. Nuk dua më thoshte. Pastaj thoshte “Ok” hajde punojmë. Pastaj punonim, pastaj nuk punonim, pastaj bënim fjalë, pastaj ziheshim. Pastaj….kështu ka qenë.
Luizi: Kemi gjetur rrugën e bashkëpunimit. Nëse Olta më ka thënë që është më mirë ta thuash kështu, pastaj kështu e kemi pranuar. Nuk kemi pasur konflikte. Ishim duke bërë punë, diçka profesionale dhe me seriozitet. Deri diku ne edhe jemi marrë vesh.
Ndërkohë që për Luizin ishte nder i madh të luante përkrah Ndriçim Xhepës, Olta thotë se për këtë gjë e ka pasur zili Luizin, pasi ajo nuk ka pasur asnjë skenë në krah të aktorit të madh.
Luizi: Kam për krah të madhin Ndriçim Xhepa, që është legjendë për mua.
Olta: Kjo është një nga gjërat që i kam pasur zili Luizit në film, ai ka pasur një skenë me Ndriçim Xhepën. Unë jo!
Olta dhe Luizi kanë treguar edhe për skenat më të vështira që ata kanë xhiruar.
Olta: Ka shumë skena që kam qeshur. Skena më e vështirë që e kam xhiruar ka qenë me Çimin, ishte skena që merr jastëkun dhe thotë këtu do flesh. Nuk e di sa dubla ka bërë me këtë skenë. Duhet të isha shume serioze. Mezi e kam bërë.
Luizi: Ne ishim duke xhiruar sipër nëpër male, kthesa dhe ishim në një vend që nuk kishim lavatriçe dhe ishin vetëm ato rroba të rolit dhe duhej bërë me një dubël. Ishte shumë me siklet a do e bëja fiks apo jo.