Juliana Nura ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka treguar se, cila ka qenë puna e saj e parë.
Ajo tregoi se familja e saj emigroi drejt Finlandës kur ajo ishte një bebe, dhe se ka punuar që në moshën 8 vjeçare.
“Familja më ka mësuar që duhet të punoj për të arritur çdo gjë. Kam qenë 8-9 vjeç kur kam punuar. Kam mbledhur boronica gjithë ditën me prindërit dhe të nesërmen në mëngjes i shisnim në tregun e Finlandës se atje 1 kilogram boronicë shkonte 10 euro”, tha Juliana.
Kujtojmë se, Juliana është pjesë e kastit të “Dancing With The Stars”. /Labirinth
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
